Miley, në lidhje me këngëtarin e njohur

459
Mënjëherë pas ndarjes nga Liam Hemsworth, shijoi lidhjen disa javore me Kaitlynn. Dhe direkt pas ndarjes nga Kaitlynn po përflitej në media për një tjetër histori.
Sigal

Së fundmi Miley ishte fotografuar duke u puthur me këngëtarin Cody Cimpson. Burime për mediat e huaja tregonin se çifti i ri nuk e kishte fare problem të tregonte afeksionin ndaj njëri-tjetrit në publik. E në rast se ende kishim dyshime, postimi në Story i Code ka konfirmuar romancën mes tyre. 22-vjeçari ka postuar ditën e djeshme në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shfaqet këngëtarja e cila ka mbështetur kokën në qafën e tij, ndërkohë që ai shkruan se si Miley (të cilën e quan “baby”) i kishte përgatur mëngjesin. Miley dhe Cody janë miq prej kohësh, madje janë parë bashkë edhe në shoqërinë e partnerëve të njëri-tjetrit ndër vite. Cody ka qenë më parë në lidhje me modelen Gigi Hadid dhe asokohe Miley ka qenë një ndër  mikeshat e ngushta të çiftit, duke i qëndruar pranë.