Miley Cyrus ndanë 25 mijë dollarë për Kosovën

500
Sigal

Këngëtarja e njohur botërore, Miley Cyrus ka ndarë 25 mijë dollarë për fondacionin për festivalin “Sunny Hill Festival”. Këtë e bëri të ditur Dua Lipa në konferencën që u mbajt sot në Prishtinë, shkruan rtv21.tv.

Gjithashtu, këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa ka pohur se me Miley Cyrus mund të ndodhë edhe një bashkëpunim në muzikë. “Sunny Hill Festival” starton sonte ku do të performojë Miley Cyrus si dhe këngëtarët e tjerë si Elvana Gjata, Njomza, Ilira, Yll Limani, Kejsi Tola, Xuxi, Bojken Lako etj.

“Sunny Hill” vazhdon me këngëtarë të tjerë më 3 dhe 4 gusht po ashtu në parkun e Gërmisë.