Miley Cyrus kapet duke u puthur me shokun e ngushtë

560
Sigal

Vetëm dy javë pasi u nda me Kaitlynn Carter, këngëtarja 26-vjeçare është parë duke u puthur me 22 vjeçarin, ka thënë një burim për E! News.

Sipas raportimeve, Miley dhe Cody u panë bashkë në një dyqan ushqimesh në Los Angeles për të blerë disa gjëra ku edhe ndanë një puthje të shpejtë.

Pasi të dy vunë re se njerëzit i panë, Miley dhe Cody u larguan në shpejtësi.

Miley dhe Cody kanë qenë miq të ngushtë viteve të fundit dhe janë parë shpesh bashkë.

Lajmet për shëtitjen e këngëtares me Cody vijnë dy javë pas ndarjes së saj nga Kaitlynn dhe pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Liam Hemsëorth, pas tetë muaj të martuar.