Michael Jackson kryeson listën e pasanikëve të famshëm që nuk jetojnë më

102

Për të shtatin vit radhazi, Michael Jackson, kryeson listën e “Forbes” për pasanikët mes personave të famshëm që nuk jetojnë më.

Mbreti i popit që ndërroi jetë në vitin 2009, rezulton me 60 milionë dollarë pasuri nga tetori i vitit 2018.

Lista e publikuar nga revista prestigjioze zbulon se të ardhurat nga muzika u rritën në 2,1 miliardë dollarë, nga 1,8 që ishin vitin e kaluar.

Pavarësisht se ishte subjekt i dokumentarit të diskutueshëm ‘Leaving Neverland’, katalogu i këngëve të tij dhe një shfaqje në Las Vegas gjithashtu vazhdojnë të kontribuojnë në pasurinë e tij.

Pas tij, me 21 milionë dollarë më pak të fituara, vjen një tjetër yll i muzikës rock and roll Elvis Presley.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, pasuria e tij ka shkuar në 39 milionë dollarë, jo vetëm nga muzika, por edhe nga të ardhurat e mbledhura nga gati 500 mijë turistë që vizitojnë shtëpinë e tij në Memfis, Tenesi.

Në vend të tretë renditen Charles Schultz, krijuesi i librit me vizatime, të bërë edhe film i animuar, “Peanuts”.

Lista vazhdon me golfistin Arnold Palmer, Bob Marley, Autorin i “Dr. Seuss”, John Lennon, Marilyn Monroe, Prince etj.