Sigal

Futbollisti turk që luan për skuadrën e Arsenalit, Mesut Ozil edhe pse momentalisht nuk jeton në Turqi, lidhja me aktoren e famshme Amine Gulse e kthen shpesh aty. Ata janë në një lidhje prej vitesh dhe janë shumë të lumtur me njeri-tjetrin. Por çifti i njohur kanë vendosur që të hedhin një hap më tej.

foto galeri foto galeri foto galeri

Ata me anë të një fotoje të postuar në rrjetet sociale na tregojnë se kanë zyrtarizuar dashurinë e tyre në fejesë. Në foton e njëjtë e postuar në profilet sociale, shkruhet: “Me lejën e Zotit, përgjithmonë”.

Futbollisti 30-vjeçar dhe aktorja e njohur pritet që shumë shpejt të shpallin edhe datën zyrtare të martesës së tyre, e cila, sipas mediave turke, do të jetë këtë vit. Kujtojmë që Amine Gulse është shpallur Miss Turqia 2014.