Mesazh i ndjerë nëne, kështu e uron të birin Vesa Luma

346

I vogli i çiftit të njohur të artistëve, Vesa Luma dhe Big Basta, Liani ka festuar gjatë ditës së sotme 2-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi mjaft të ndjerë në rrjete sociale, Vesa i ka shprehur të gjithë dashurinë prej nënë të birit.

“Zemra ime vogel qe sot i mbushe 2 vjet! Keto 2 vjet me rrite edhe mua,edhe babin tend,na bere te kuptojme rendesine e jetes! Nuk e krahasoj me asgje sharmin tend bashke me intelegjencen dhe sensin e humorit ( kur zgjohesh naten per te pi qumshtin dhe ashtu sic je me sy mbyll na thua Gezuar) deshiren e madhe per librat ,futbollin ,muziken,raketat..

Dhe ti ,Liani im ,do rritesh me te gjitha te mirat e botes ,( mami dhe babi ta premtojme qe sdo te te mungoje asgje ne jete) ,e uroj te behesh 100 vjec, ndersa mua ,mua me ke fal 100 jete tjera me energjine e dashurine tende! Gezuar jeta ime! Jam krenare me ty! Te du me se shumti ne bote!,”-përfundon Vesa në rrjete sociale. Prej kohësh çifti është zhvendosur në Zelandën e Re ku janë aktualisht duke jetuar.