Sigal

Meryem Uzerli është aktorja turke e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur në rolin e ‘Hyrem’ në serialin “Sulejmani i madhërishëm”. Asokohe ajo ishte shtatzënë dhe për shkak të disa komplikimeve u detyrua të lërë sheshxhirimet për t’u kthyer në Gjermani. Pak muaj më vonë ajo lindi vajzën e saj të parë, Laura, me të cilën ngjajnë si dy pika uji. Në profilin e saj të ‘Instagramit’, aktorja publikon shpesh imazhe me vogëlushen dhe ngjashmëria e tyre është shumë e madhe. Flokët bionde, sytë bojëqielli, madje edhe qëndrimi në fotografi është njësoj.