Sigal

Në 4 gusht, Dukesha e Sussex, Megan Markle feston ditën e saj të lindjes. Mendohet se këtë ditë kaq speciale, Meghan do ta festojë në dasmën e një prej miqve të Princit Harry, në Surrey, një vend në juglindje të Anglisë. Duke qenë se Meghan i ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale, është e vështirë të zbulohet se si do e festojë ajo ditëlindjen e saj, megjithatë dhurata e parë e saj si Dukeshë është bërë publike për të gjithë. Organizata për të drejtat e kafshëve ‘PETA’ i ka dërguar Meghan një çantë lëkure vegane nga brandi i njohur ‘Alexander K’. Drejtoresha e kësaj organizate ka thënë për ‘OK!’ se kjo është dhurata perfekte për Dukeshën, duke qenë se ajo është vegane dhe kujdeset për kafshët dhe mjedisin.

Kjo çantë mund ta inspirojë Meghan që të përqafoj stilin vegan të veshjeve dhe aksesorëve dhe të mos ketë në garderobë asnjë rrobë apo çantë që është bërë nga lëkura e kafshëve. Meghan Markle përveçse ndjek vetë një dietë vegane, po mundohet që të bind  edhe Princin Harry të konsumojë sa më pak mish.