Meghan Markle që në momentin e parë që është bërë pjesë e familjes mbretërore i ka mahnitur të gjitha me vëmendjen e veçantë që u kushton aksesorëve dhe detajeve. Në çdo dalje publike çantat e saj, varëset apo syzet e diellit gjithmonë janë të zgjedhura me shumë shije. Së fundmi e ftuar në dasmën e mikut të Princit Harry, ajo që ra në sy në paraqitjen e Meghan, ishin syzet e diellit. Mund të themi se ato kanë një detaj që e diferencojnë dhe e bëjnë vërtet të quhet Dukeshë. Sipas revistës ‘Hello’ syzet e saj kanë kushtuar plot 545 paund dhe janë të përbëra nga 18-22 karat ari të veshura me titan japonez. Ndërsa përveç syzeve ajo kishte zgjedhur edhe aksesorë të tjerë, kapelen nga dizajneri i njohur, Philip Treacy dhe një çantë nga firma ‘Kayu’.