Meghan Markle dhe Prince Harry hapin dyert e pallatit mbretëror për një kauzë të rëndësishme

455
Sigal

Princi i Sussex, Harry, ka vendosur që për herë të parë të hapë dyert e shtëpisë së tij dhe gjithçka për një kauzë të rëndësishme.

Ditën e djeshme, në profilin zyrtar të faqes mbretërore në Instagram, u publikua një video ku shfaqej këngëtari i njohur Ed Sheeran teksa trokiste në derën e shtëpisë së princit.

Sot është publikuar videoja e plotë, ku të gjithë mund të shohin shtëpinë e Harry-t dhe Meghan-it pasi princi mirëpret Ed Sheeran.

Ata ulen për të biseduar në njërin prej ambienteve të shtëpisë për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

“Është Dita Botërore e Shëndetit Mendor.
Princi Harry dhe Ed Sheeran duan të sigurohen që jo vetëm sot, por çdo ditë, të kujdeseni për veten, familjen dhe ata përreth jush.
Nuk është nevoja të vuani në heshtje. Tregojeni si ndiheni, pyesni dikë si po kalon dhe dëgjojeni përgjigjen. Kërko ndihmë kur të duhet dhe ki parasysh se në këtë jemi të gjithë bashkë.”- është mesazhi në videon e publikuar.

Ndryshe nga ç’e kishim pritur, shtëpia e Harry-t dhe Meghan-it është e arreduar shumë thjeshtë dhe në të mbizotërojnë ngjyrat e ngrohta.