Meghan Markle po përpiqet gjithnjë e më shumë që ta bëjë deri në fund rolin e saj dhe angazhimin publik si pjesë e familjes mbretërore, pas martesës me princin Harry. Ditën e djeshme Dukesha e Sussex ka bërë daljen e saj të parë publike pa princ, Harry-in.

Meghan Markle mori pjesë dje në ekspozitën “Oqeani” e çelur kjo në Akademinë Mbretërore të Arteve, por ajo gjithashtu bëri një lëvizje shumë moderne sapo mbërriti në këtë aktivitetet kulturor.

Shumëkush e vuri re gjestin e dukeshës, e cila sapo zbriti nga makina, e mbylli vetë derën teksa përshëndeti ngrohtësisht të pranishmit aty dhe nuk la asnjë anëtar të ekipit shoqërues që e kanë detyrë dhe traditë që ta bëjnë këtë veprim. Ajo u shfaq mjaft elegante, me një look të rafinuar në detaje, një fustan shumë class dhe një make up të lehtë si gjithmonë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri