Meghan e lodhur nga pallati mbretëror, merr vendimin e rëndësishëm

525
Sigal

Meghan Markle nuk mundët më. Protokolli i Pallatit Mbretëror të ‘Buckingham Palace” ka rregulla strikte dhe shumë detyrime dhe për këtë arsye dukesha e Sussex është mërzitur. Përveç këtyre Meghan është lodhur dhe me faktin se gjithmonë duhet të jetë një hap pas princit William dhe kunatës së saj, Kate.

Sipas gazetarit dhe prezantuesit të radios Rob Shuter, i cili ka folur në’ iHeart Radio Shoë” Meghan së bashku me bashkëshortin Harry dhe djalin Archie është duke menduar largimin drejt Los Angeles. Sipas tij Meghan është mësuar gjithmonë të jetë të qendër të vëmendjes dhe nuk është e lumtur që të jetë në vend të dytë.

Largimi nga Kensington Palace dhe transferimi në Frogmore Cottage nuk mjaftoi. Sipas një tjetër burimi qëllimi i dukeshës së Sussex është ikë sa më larg princit William dhe Kate.

Në fillim në media u përfol për në një transferim në Afrikë por më vonë dukesha ndërroi mend dhe mendon se për të dhe djalin e vogël SHBA-të janë më të përshtatshme.