Meghan dhe Harry prezantojnë beben te miqtë

492
Sigal

Dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë përpara 3 javësh. Çifti mbretëror 2 ditë pas lindjes u shfaqën me të voglin në një dalje publike dhe tani Archie-n kanë filluar ta prezantojnë edhe me miqtë e tyre.“Daily Mail” ka mësuar se mikesha e ngushtë e Meghan, Serena Williams, së bashku me familjen e saj ka vizituar vogëlushin Archie.

Tenistja e njohur ka qenë e pranishme në dasmën e dukeshës, si dhe në “baby shower-in” që organizoi Meghan, ndaj nuk kishte si të mungonte kjo vizitë nga ana e saj. Pas kësaj vizite të Serena-s, fansat e familjes mbretërore kanë filluar të spekulojnë nëse ajo do të jetë apo jo kumbara e Archie-t.

Fëmijët e familjes mbretërore mund të kenë 7 kumbara/kumbarë, ndaj nuk është çudi nëse Williams do të ishte njëra prej tyre. Kujtojmë se Meghan dhe Harry pak javë më parë festuan edhe 1-vjetorin e kurorëzimit me martesë të dashurisë së tyre.