Me rrobabanjo, Floriana Garo tregon barkun e rrumbullakosur nga pushimet

230

Në qershor, moderatorja e njohur Floriana Garo e ftuar tek emisioni “Rudina” dha lajmin e ëmbël se është në pritje të fëmijës së dytë.

Floriana është 5-muajshe shtatzënë dhe dëshiron shumë që vajza e saj 1 vjeçare të bëhet me vëlla.

“Ja kam marrë dorën mëmësisë dhe më mirë tani shpejt dhe nuk i harroj ato që kam mësuar”, tha Floriana.

Moderatorja ka nisur pushimet dhe nga atje ka publikuar sot një foto me mikeshën e saj e cila i përkëdhel barkun.

Floriana shfaqet me rroba banjo dhe sipër një fustan veror, pa makeup dhe me syze.

ImageImage