Më në fund Arbana Osmani publikon një “selfie” me Eduart Grishaj

713
Sigal

Që në momentin që u përfol për një lidhje të mundshme mes moderatores së njohur, Arbana Osmani dhe regjisorit të “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj, ata kapeshin “mat” duke bërë komplimente apo duke lënë fjalë romantike nëpër komentet që i bënin njëri-tjetrit në profilet e tyre në “Instagram”.

Së fundmi, Arbana ka pranuar në mënyrën më të bukur se është në një lidhje me regjisorin. Ajo ka publikuar për herë të parë një “selfie”, ku shfaqet së bashku me Eduartin teksa ndodhen me pushime në Barcelonë.

Dyshja ndodhet në Barcelonë bashkë me stafin e emisionit, si një dhuratë nga vetë Arbana me mbylljen me sukses të sezonit. Ndërkohë në foton e publikuar nga Arbana, ata shfaqen të buzëqeshur dhe duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.

arbana eduart

Por kujtojmë se komplimentet dhe fjalët e bukura për njëri tjetrin janë të pranishme në komentet e shumta që i lënë njëri-tjetrit teksa publikojnë foto në “Instagram”.

eduart arbana

Eduarti ka publikuar prej kohësh foto vetëm me Arbanën. Ndërsa kjo e fundit ka publikuar për herë të parë një “selfie” me regjisorin e programit, duke  pranuar ndoshta indirekt lidhjen e aq përfolur në media.

arbana2