Sigal

Ajo është pa dyshim një ndër këngëtaret më “in” të kohës në tregun ndërkombëtar.

Rita Ora ka mbajtur mjaft koncerte muajt e fundit, njëri prej të cilëve edhe në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Tashmë për bukuroshen me origjinë nga Kosova është koha për pushime.

Këngëtarja ka zgjedhur Francën për të pushuar, ku është e shoqëruar nga prindërit e saj, mami Vera dhe babai Besniku.

Rita dukej tejet mahnitëse teksa është fotografuar me bikini të bardha.

E ëma shihet tek ulet për t’i bërë foto këngëtares shumë të dashur për shqiptarët.