Muzikë dhe performanca të bukura, kjo është ajo që reperi i njohur MC Kresha na dhuron sa herë që ngjitet në skenë.

Kresha ka qenë i ftuar në një prej puntatave të emisionit verorë “Pushime on Top”, ku pasi performoi në një prej klubeve të Durrësit, ka dhënë një intervistë ku ka ndarë me fansat informacione lidhur me karrierën, miqtë dhe jetën private.

Ndër të tjera reperi ka treguar se këngëtarja më e mirë shqiptare sipas tij është Aurela Gaçe të cilës i kërkon publikisht një bashkëpunim.

“Sa herë më merr malli të dëgjoj muzikë të mirë, dëgjoj Aurela Gaçen dhe ‘Valsi i Lumturisë’. Aurela më ka ftuar një herë për bashkëpunim, ndaj edhe unë po e ftoj tani publikisht”- ka thënë MC Kresha.

Ndërkohë reperi ka treguar se aktualisht është beqar pasi karriera e tij kërkon që ai të jetë gjatë gjithë kohës në udhëtime duke mos i lënë mundësi për lidhje afatgjata.