Mc Kresha jep lajmin e keq nga fansat, edhe pak kohë do jetë në muzikë

619
Sigal

Një prej reperëve më të mirë në Shqipëri ka bërë deklaratën që do i mërzisë shumë fansat. Ai ka folur për karrierën muzikore duke treguar se të ardhmen e sheh veten si baba dhe të përkushtuar në familje, por ndoshta larg muzikës.

“Realisht karriera ime si artist më ka sjellë shumë të mira. Besoj që kapaciteti im trunor ma jep mundësinë me mbet gjallë edhe pa muzikë. Aq shumë sa e dua muzikën, edhe po mendoj ta lë. Pse dua ta lë muzikën?

Muzika hip-hop ashtu sic dua të dal unë me këndu, hajde zemër dridhe, e djali jem aty. Nëse me bëhet familja ime, unë nuk mundem me qenë prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë e ka ciklin e vet, publiku m’ka rrit se unë kam qenë i mirë”, tha Kresha në emisionin “Oxygen”.