Martohet Heidi Klum, publikon foton e parë nga ceremonia

490
Sigal

Modelja gjermane Heidi Klum i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me partnerin e saj, Tom Kaulitz.

“E bëmë! Zonja dhe zotëri Kaulitz”, shkruan Klum, teksa ka publikuar fotografinë e parë nga ceremonia.

Në të ajo shihet e veshur me një fustan klasik nusërie dhe me vello super të gjatë, ndërsa ai me kostum të bardhë.

Të lidhur qysh prej janarit të vitit 2018, pavarësisht 17 viteve diferencë, modelja e njohur gjermane Heidi Klum 46 vjeçe, është martuar kështu në një ceremoni intime në jaht me kitaristin 29-vjeçar Tom Kaulitz.

Nëna e katër fëmijëve, Lou 10 vjeç, Henry 14, Johan 12, dhe Helene, 15 vjeç, martohet kështu për herë të tretë, pas dy lidhjeve të dështuara.