Martesë dhe vdekje! Habit reperja e njohur si nuse zemërthyer me klipin e ri

1457
Sigal

Reperja e njohur, Cardi B martohet me të njëjtin burrë që vdes pas pak ditësh në klipin e saj të ri “Be Careful”.

Ajo hyn në kishë me një fustan të bardhë dhe joshës për tu martuar me një burrë me ngjyrë, që ngjan me partnerin e saj në jetën reale, reperin Offset.

Pak më vonë, skena e gëzueshme zhvendoset në një ngjyrë të zezë ku reperja kthehet në kishë, por me burrin në arkivol.

Kjo këngë flet për kujdesin që duhet të ketë mashkulli për partneren e tij. Kujtojmë se “Be Careful” është një prej këngëve të albumit të saj të ri “Invasion of Privacy” dhe ka arritur sukses të madh që në momentet e para të publikimit.