Marsela Çibukaj rikthen në Këngën Magjike Rozana Radin

670
Sigal

Rozana Radi rikthehet pas një viti në festivalin “Kënga Magjike” si tekstshkruese tashmë dhe jo si këngëtare. Radi ka dhënë lajmin  përmes një postimi në Instagram, ku zbulon edhe këngëtaren për të cilën e ka shkruar tekstin. Bëhet fjalë për Marsela Çibukajn, e cila këtë vit do të jetë pjesë e festivalit , bashkë me partnerin Vitmar Basha.

“Jam shumë, por shumë e lumtur që një këngëtare me një karakter shumë të fortë artistik si Marsela Çibukaj me rikthehu pas 1 viti pauzë si autore tekstesh në ‘Kënga Magjike’. A mundet një kompozitor a një tekstshkrues të refuzojë një zë si Marsela? E dua shumë këtë artiste dhe më besoni që i kam dhënë shpirtin në këtë këngë, shkruan Rozana.

Kënga besohet se i kushtohet një dashurie të humbur nisur edhe nga teksti që ka publikuar këngëtarja.

“Ndonjëherë në dashuri është më mirë të ndahesh se sa të mos ishe njohur kurrë”, shkruan Rozana duke zbuluar kështu për çfarë do flasë kjo këngë.