Mariah Carey në telashe, i publikojnë videon e tradhtisë

469
Sigal

Një video komprometuese e këngëtares Mariah Carey e realizuar në vitin 2016 tregon se ajo kishte nisur një marrëdhënie me partnerin e saj aktual, Bryan Tanaka rreth 7 muaj përpara se ta ndahej nga i fejuari miliarder James Packer.

Daily Mail ka publikuar një video të marsit të vitit  2016 ku Mariah shfaqet duke i kërcyer në prehër 36-vjeçarit Tanaka për ditëlindjen e saj.

Përmes këtyre imazheve të realizuara në një hotel në Kopenhagen të Danimarkës, këngëtarja 49-vjeçare e ka nisur lidhjen me Tanakën përpara se të ndahej nga i fejuari, lidhje e cila ka përfunduar në tetor të 2016.

Sipas një burimi të “Daily Mail” Carey i kërkonte anëtareve të stafit të saj t’i bënin foto, teksa ajo merrte poza seksi për t’ia nisur Tanakës.