Rey Manaj do të vazhdojë të luajë në Spanjë. Sulmuesi kuqezi zyrtarisht nuk është më një futbollist i Interit, teksa tashmë ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e Albacete, klub që militon në Segunda Division. Ndërkohë sipas marrëveshjes mes dy klubeve, Inter nuk ka hequr dorë përfundimisht nga 21-vjeçari, pasi në kontratë ka të përfshirë një klauzolë që i jep të drejtën për ta riblerë sërish atë.

Kështu karriera e lushnjarit do të vazhdojë të jetë në gadishullin iberik në Segunda Division, pasi sezonin që lamë pas Manaj ishte transferuar në formë huazimi në radhët e Granadës, skuadrës tek e cila luajti në 19 takime me vetëm 1 gol të shënuar.

Për shqiptarin interesoheshin edhe disa klube portugeze, ndërsa pëlqehej edhe në Itali.