Majk dhe Capital T sot publikojnë ‘Hala’

553
Sigal

Edhe një bashkëpunim po vjen nga reperët Majk dhe Capital T.

Artistët Majk dhe Capital T janë bërë sërish bashkë për të sjellë një tjetër bashkëpunim.

Para vetëm pak ditëve është bërë e ditur se ata po punojnë në një tjetër këngë bashkë kurse tashmë kanë lajmëruar se kënga, bashkë me videoklipin, janë gati dhe do të publikohet sot, shkruan Gazeta Express.

Me anë të postimeve në rrjetet sociale, dyshja e hiteve kanë zbuluar se kënga me titullin ‘Hala’ do të dalë gjatë ditës së sotme, saktësisht në orën 5 të pasdites.

Reperët në vitin 2012 sollën këngën me titull “Asnjoni”, derisa bashkëpunimi i dytë “Pasha jetën” i vitit 2018, ishte një ndër më të suksesshmit, duke mbledhur shifra të mëdha klikimesh në YouTube.

Majk Capital T Hala