Sigal

Lady Gaga prej vitesh është një ndër artistet më të preferuara të skenave botërore. Përveçse në muzikë, së fundmi ajo është përfshirë në rolin protagonist në filmin ‘A star is born’. Ky film është i zhanrit musical, romantik dhe dramë. Lady Gaga luan përkrah aktorit me famë botërore, Bradley Cooper dhe të dy kanë një kimi të fortë me njëri-tjetrin. Në një kopertinë për revistën ‘Vogue’, këngëtarja ka zbuluar më shumë detaje për filmin dhe jetën e saj. Lady Gaga ka thënë se pavarësisht se shfaqet shumë e fortë në skenë, ajo vuan nga një dhimbje kronike.

Sëmundja e saj quhet ‘fibromyalgia’ dhe prek sistemin e muskujve dhe skeletin, duke u shoqëruar me dhimbje, përgjumje dhe probleme me humorin. Më tej këngëtarja ka shtuar: “Njerëzit duhet të jenë më të mëshirshëm. Dhimbja kronike nuk është shaka. Zgjohem çdo ditë duke mos ditur se si do të ndihem”. Në kopertinë Lady Gaga shfaqet me shumë stil dhe klas veshur me një fustan të zi ‘Channel’.