Luana shtatzënë për herë të parë? Moderatorja fotografohet me barkun e rrumbullakosur

685
Sigal

Luana Vjollca tërheq gjithnjë vëmendjen me fotot që poston në rrjete sociale dhe kështu ka ndodhur edhe sot me setin e ri fotografik. Këngëtarja shfaqej si sirenë, duke pozuar e lagur dhe me veshje transparente.

“Shpirti i një sirene”, shkruante Luana në fotot për të cilat u komplimentua shumë. Pas atyre ku tregonte vetëm fytyrën, këngëtarja pak më parë postoi edhe një tjetër foto nga seti i ri fotografik, por këtë herë duke na treguar të gjithë trupin.

Pikërisht te kjo foto vihet re qartë barku i rrumbullakosur i Luanës. Duke qenë se ajo është shfaqur gjithnjë në super formë, fansat kanë nisur të aludojnë se Luana është shtatzënë. Kujtojmë që prej disa vitesh, këngëtarja është në një lidhje me biznesmenin Krenar Çoçajn.