Sigal

Së fundmi gjithmonë e më tepër po shohim djem që kujdesen shumë për veten. Sigurisht të parët që bien në sy janë personazhet e njohur për publikun. Tregu shqiptar ka shumë këngëtarë simpatikë, por listës së tyre sapo ju shtua edhe Antoni Çako, djali i dy artistëve të njohur Inva Mula dhe Pirro Çako.

Ditët e fundit nuk kanë munguar fotot e veçanta të tij, ku tregon efektet e palestrës në fizik.

Antoni është më në formë se kurrë, teksa udhëton bashkë me të dashurën e tij në disa vende të Europës.

Ai dallohet nga tatuazhet që ka në trup të cilat është shprehur se nuk do i ndalojë pasi janë një pasion i madh për të, shkruan revistawho.