Liam Payne flet për ndarjen nga Cheryl për herë të parë

485
Sigal

Liam Payne ka folur për herë të parë për ndarjen nga nëna e fëmijës së tij Cheryl.

Këngëtari shpjegoi se kjo ishte një situatë e vështirë për të.

Në një intervistë për Official Vodafone Big Top 40, Liam shpjegoi se fakti që çështja u bë publike e bëri akoma edhe më të vështirë.

“Është e vështirë dhe ti po perpiqesh të… ti ndahesh dhe kaluan disa ditë apo disa javë dhe ne e shpallëm publikisht. Është sikur po ndahesh dy herë. Ne u ndamë njëherë dhe kalimi përmes kësaj është sikur të ndodhë për të dytën herë,”-shpjegoi ai.

Ish-anëtari i grupit One Direction pranoi se ndihej i brishtë pas ndarjes nga këngëtarja, por që tani është mirë. Ndërsa shton se akoma vazhdon të luftojë për të sqaruar situatën me publikun.

“Unë mendoj se nganjëherë njerëzit duhet të kujtojnë se pas të gjitha këtyre deklaratave dhe gjërave, ka njerëz të tjerë që kalojnë në të njëjtën situatë që ti po kalojnë, mund të jetë të famshëm ose jo, të pasur ose jo, nuk ka rëndësi,”-shtoi Liam.

Liam dhe Cheryl kanë një djalë së bashku Bear Grey Payne.