Sigal

Këngëtarja e njohur Morena Taraku bën një jetë luksoze të cilën nuk ngurron që ta tregojë në rrjetet sociale.

Për momentin Morena është duke jetuar në Stamboll të Turqisë, ku edhe atje po bën jetë luksi. Veshjet e këngëtares kapin shifrat e qindra mijërave eurove.

Ditën e sotme vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetin social “Instagram” e kanë tërhequr një palë atlete të reja “Louis Vuitton”.

Në “Instagram” Taraku ka publikuar një foto ku shfaqen atletet e llojit “LV Archlight” të cilat kushtojnë plot 1090 euro.