Sigal

Roger Waters, ish vokalisti dhe basisti  i grupit legjendar të Rokut, Pink Floyd festoi 75 vjetorin e lindjes.

Këngëtari anglez është një nga rokerët më të famshëm të historisë së muzikës botërore, duke arritur  sukese të mëdha gjatë viteve 70′ së bashku me grupin e tij. Disa nga kengët më të mira që ka realizuar ai përfshijnë: “Wish you were here”, “Another brick in the wall”, “Hey  you”, “Comfortably numb”.

Waters u largua nga Pink Floyd në vitin 1985 pas shumë mosmarrëveshjeve me pjestaret e tjerë të grupit, ndërsa karriera e tij solo përfshin disa albume dhe koncerte të suksesshme.

Së fundmi 75 vjeçari përfundoi turneun e tij botëror “Us and Them” i cili u përfol shumë në media për shkak të adresimeve të shumta të Waters kundrejt lidëreve botëror, në veçanti presidentin amerikan Trump.