Sigal

Prej ditës që Dr.Flori është ndarë nga jeta, gjithmonë është ndjerë mungesa e tij në skenën muzikore shqiptare. Përveç publikut, mungesën më të madhe e ndjejnë çdo ditë e më tepër familjarët dhe miqtë e tij më të mirë. Një boshllëk akoma më të madh duket se ndjejnë dy miqtë e tij të grupit ‘West Side Family’, Landi dhe Miri. Ditën e sotme nëpërmjet një postimi, Landi ka treguar se miku i tyre Dr.Flori u mungon në çdo ditë, jo vetëm në këngë.  “Kjo buzëqeshje.

Kjo buzëqeshje e munguar”, – ka shkruar Landi në një fotografi të Dr.Florit në të cilën shihet duke buzëqeshur në një emision. Në çdo intevistë djemtë e ‘West Side Fmaily’ kanë treguar se Dr.Florin nuk mund ta zëvëndësojë askush tjetër dhe prandaj ata do të vazhdojnë punën në grup njësoj sikur ai të ishte gjallë.