Sigal

Demet dhe Seçkin Ozdemir janë një prej çifteve të aktorëve më të njohur në Turqi. Për shkak të famës të madhe që kanë marrë kohët e fundit dyshja nuk janë në asnjë moment vetëm pasi pas tyre janë gjithmonë paparacët, të cilët përpiqen t’i kapin ata në momente dobësie. Kjo gjë duket se e ka inatosur dyshen dhe në fotot që po qarkullojnë së fundmi ata duken mjaft të inatosur.

Si Demet, ashtu edhe Seçkin nuk duken aspak entuziastë që janë bashkë, për të mos thënë që duken mjaft të mërzitur. Ata kanë nxituar të marrin një taksi për t’u larguar nga vendi ku ishin për t’ju drejtuar shtëpisë.