Lady Gaga është një nga ata personazhe që ka shkruar emrin me shkronja të arta në historinë e muzikës botërore. Së fundmi është bërë e ditur se do të luajë në një film të ri, pas “American Horror Story: Hotel” me të cilin arriti të fitonte edhe çmime prestigjioze. “A Star Is Born” titullohet zgjedhja e radhës për Gagën e cila në një intervistë për “Los Angeles Times” ka zbuluar se ndihet shumë e lumtur për rolin që ka në këtë film.

Rezultate imazhesh për lady gaga

“Ally është një personazh tek i cili e gjej veten. Edhe ajo ndihet shumë e shëmtuar dhe e pasigurtë, ashtu siç edhe unë ndihem me raste”,- ka thënë ajo. Më tej këngëtarja zbulon se këto ndjesi janë ezauruar me ndihmën e fansave, të cilët e bëjnë të lumtur me mbështetjen dhe besimin që kanë tek ajo.

Rezultate imazhesh për lady gaga