Lady Gaga konfirmon fejesën me agjentin e saj

530
Sigal

Diamantet janë miku më i mirë për femrat. Por diamantët e kuq janë vetëm për Lady Gaga.

Këngëtarja e famshme ka konfirmuar fejesën e saj mbrëmjen e së hënës me të dashurin Christian Carino.

Gaga iu referua agjentit të saj si “i fejuari im” gjatë fjalimit në 25 vjetorin Women in Hollywood Celebration që u zhvillua nga revista Elle.

Ylli i muzikës në ndarjen e çmimeve në event.

Ajo është parë kohë më parë e unazën me diamant rozë në dorë por kurrë nuk iu ishte referuar publikisht Carinos si i fejuari i saj deri më tani.

Raportohet se unaza e saj mund të ketë kushtuar të paktën 300.000 dollarë deri në 400.000 dollarë.