Sigal

Prej më shumë se një viti, Lady Gaga përflitet se është fejuar me partnerin e saj, Christiano Carino. Madje pak muaj më parë këngëtarja u shfaq me një unazë me gurë në ngjyrë rozë që mendohej se ishte unaza e fejesës. Megjithatë zyrtarizmi i marrëdhënies së Lady Gagas nuk është më mister, sepse këngëtarja më në fund i ka pranuar të gjitha thashethemet.

Lady Gaga u nderua në ndarjen e çmimeve “Women in Hollywood Awards” të drejtuar nga revista ‘Elle’ dhe aty konfirmoi fejesën e saj. Gjatë fjalimit, këngëtarja falenderoi të fejuarin e saj Christian që ishte në publik dhe në fund të dy pozuan krah njëri-tjetrit. Kjo vjen pas ndarjes së bujshme nga ish i fejuari i saj, aktori Taylor Kinney.