Kylie Jenner do bëhet nënë për herë të dytë?

429
Sigal

Kohët e fundit, Kylie Jenner deklaroi se nuk është në pritje të një fëmije tjetër. Por duket se ajo po mendon që të bëhet nënë për herë të dytë.

21-vjeçarja publikoi dje një fotografi me të dashurin e saj Travis Scott, të shoqëruar me shkrimin: Bebi numër 2.

Nuk dihet nëse lajmëroi në këtë mënyrë se po mendon të bëhet nënë sërish apo e konsideron partnerin si një fëmijë.

Travis dhe Kylie kanë disa kohë që shijojnë romancën dhe janë prindër të vogëlushes Stormi.