Kylie Jenner, ditëlindje prej sheiku në mega-jahtin 250 milionë dollarë

583
Sigal

Miliarderja Kylie Jenner raportohet se ka marrë me qira një super jaht prej 250 milionë dollarësh për të festuar ditëlindjen e saj të 22-të.

Ylli i klanit Kardashian-Jenner do të festojë 22-vjetorin të shtunën dhe thuhet se do të paguajë 1.2 mln dollarë në javë për të argëtuar miqtë e saj.

Jahti ka 22 dhoma për të ftuarit, përfshirë suitë, tre dhoma speciale për VIP, banjë, sallon bukurie, kinema, palestër, pishinë, bar dhe një pistë për ulje-ngritje helikopteri.