Sigal

Kylie Jenner do të nxjerrë këtë të premte në treg koleksionin e ri të produkteve të grimit të quajtur Summer Collection X Kylie Cosmetics. Promovimi ka pak ditë që ka nisur. Në fillim u postua kjo foto portokalli në të kuqe…

…dhe pak minuta më parë kjo foto ku Kylie i ngjan çuditërisht shumë Khloe-s.

Ç’ra në sy tjetër ishte kostumi lejla në rozë me shkëlqim, të cilin s’e kemi krejt të panjohur.

Luana Vjollca veshi një version të ngjashëm të kostumit thuajse një javë më parë gjatë pushimeve.

Të dy kostumet kanë prerje të larta në pjesën e poshtme, ndërsa në dekolte, kostumi i Luanës shfaq më shumë se i Kylie-t.

Asnjë nga vajzat s’tregoi ku mund të gjejmë cilindo nga versionet, por ky artikull do të përditësohet në momentin që do të zbulojmë origjinën e kostumit lejla në rozë me shkëlqim.