Sigal

Elgit Doda është një ndër artistët më të komentuar të show bizz-it shqiptarë, sidomos pas zyrtarizimit të lidhjes me këngëtaren dhe moderatoren Klea Huta.

Nëpërmjet postimeve të shumta në rrjetet sociale, ata kanë bërë publike marrëdhënien e tyre, e cila është disa vjeçare.

Prej kohësh ata janë shfaqur të lumtur në fokusin e kamerave, mirëpo postimi i fundit i Elgitit në ‘Insta Story’, duket se ka ngjallur dyshime.

Nëpërmjet në statusi ai shkruan:“Nënës i duhen 30 vjet për ta bërë djalin burrë, vjen tjetra e bën budall për 20 minuta.”

Të ketë lidhje me Klean ky status? Këtë nuk mund ta themi me siguri, por në udhëtimin e fundit të Kleas në Paris, Elgiti nuk ishte i pranishëm, ndryshe nga ç’ndodhi në SHBA.