Kur bashkohen shqiptarët! Dueti i Eleni Foureira dhe Claydee arrin suksesin e parë

471
Sigal

Këngëtarët shqiptarë në Greqi, Eleni Foureira dhe Claydee bashkuan forcat për të sjellë një hit latin.

“Loquita” titullohet bashkëpunimi i tyre, i cili i ka pëlqyer të gjithëve. Kanë kaluar vetëm tre ditë nga publikimi i videos dhe kanë arritur më shumë se 1 milion klikime në Youtube. Pritet që suksesi të jetë akoma më i madh për artistët.

Në këngë u vu re kërcimi tepër sensual i Elenit, e cila njihet për lëvizjet e mira. Muzika e këngës është punuar nga Claydee dhe Ted. Ndërsa për tekstin është kujdesur Emy Perez, Eleni Foureira dhe Berto Lazapoulos.

Claydee dhe Eleni janë me origjinë nga Shqipëri, por emigruan drejt Greqisë në moshë të vogël. Ata njihen për muzikën e mirë në Greqi, Qipro, Spanjë, Rusi, si dhe në Shqipëri.