Kriza mes çiftit? Justin dhe Hailey shfaqen duke u puthur në një qendër relaksi

335
Sigal

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin i kanë kushtuar pak kohë kujdesit për veten dhe njëri-tjetrin. Pavarësisht se janë përpjekur ta mbajnë këtë dalje private, ata nuk i kanë shpëtuar syve kuriozë të personave pranë tyre. Ata janë parë teksa qëndronin së bashku duke u puthur dhe duke shijuar praninë e njëri-tjetrit.

Këngëtari dhe modelja janë martuar vitin që shkoi në një ceremoni sekrete dhe janë shumë të lumtur për gjithçka po përjetojnë.

Kujtojmë se hera e fundit që u fol për çiftin e njohur në media u bë e ditur se Justin po lufton me depresionin dhe po merr mjekimet përkatëse për të. Gjatë kësaj periudhe po u qëndron pranë edhe bashkëshortja.