Koreanët që po çmendin Europën

92

Grupi muzikor BTS nga Koreja e Jugut, po çmend Europën: adhurues të tij nga i gjithë kontinenti i vjetër kane udhëtuar drejt Parisit për ti dëgjuar këta të rinj duke kënduar. “Unë kam ardhur nga Spanja për të parë BTS. E adhuroj muzikën e tyre, më pëlqejnë shume mesazhet q përcjellin sepse janë mesazhet që unë dua të dëgjoj, ndaj me bëjnë të identifikohem me muzikën e tyre”, tha Nadia, adhurues nga Salamanca.

“E dua BTS-, ky grup është jeta ime. Djema, ju presim të na vini dhe në Greqi!!”, tha Anna nga Greqia. “Të shohësh sot një grup kaq të lidhur, të sjell ndërmend grupet e dikurshëm të djemve; unë jam 33 vjeçe dhe kjo gjë, me krijon një lloj nostalgjie. Më pëlqen shumë”, u shpreh Alexandra nga Parisi

BTS konsiderohen një sensacion i Popit; albumi i fundit i grupit “Map of the soul: Persona” pati një rritje të rrufeshme preferencash në Britani vetëm pak ditë pasi kënga e tyre, “Boy With Luv”, theu rekordin ne Youtube si me e shikuara brenda 24 orësh me 74.6 milionë klikime.