Konfirmon Ed Sheeran: PO, është martuar!

641
Sigal

Ed Sheeran pohoi se tashmë është një burrë i martuar. Gjatë një interviste për “iHeartRadio”, këngëtari dhe njëkohësisht shkruajtësi i teksteve, konfirmoi se ka lidhur kurorë me mikeshën e fëmijërisë, Cherry Seaborn.

Diskutimi në fjalë erdhi fill pasi Sheeran po fliste rreth bashkëpunimit të tij me Eminem- in dhe 50 Cent- in në “Remember My Name”, ku e quan Seaborn- in “gruan e tij”.

“Gruaja ime vendos të kuq, por duket më mirë pa të” thuhet ndër të tjera.

Sheeran tregoi se e shkroi tekstin para se ta bënte martesën zyrtare.

“Ishte para se unë dhe Cherry të martoheshim dhe e dija që do ta kishim kurëzuar dashurinë kur kënga të hidhej në treg.”

Ju kujtojmë se 28- vjeçari lajmëroi në janar të 2018- s për fejesën me Cherry- n. Dyshja është njohur bashkë që në vegjëli, por nuk pati kurrë diçka më shumë në mes, derisa Sheeran- i e ftoi Cherry- n në një festë në 2015- n.