Konfirmohet, reperi Mac Miller vdiq nga mbidoza e drogës

449
Sigal

Mac Miller vdiq si rezultat i një mbidoze droge e përbërë nga një përzierje e kokainës, fentanyl dhe alkoolit.

Departamenti i Mjekësisë së Los Anxhelosit, Coroner, konfirmoi të hënën shkakun e vdekjes së yllit të muzikës.

26-vjeçari,  i cili mori famë pasi albumit të tij debutues në vitin 2011, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni në shtator.

Ish e dashura e tij Ariana Grande e quajti ‘një ëngjëll’ në këngën e saj të fundit.

Fentanyl, një qetësues i fuqishëm që është më i lirë dhe më i fuqishëm se heroina, ka luajtur një rol të madh në krizën e opioidit në SHBA.

Rreth 200 vetë vdesin nga mbidoza çdo ditë, sipas US Drug Enforcement Administration.

Këngëtari Prince mori fentanyl para vdekjes së tij në 2016.