Konfirmohet lidhja? Rudina Dembacaj fotografohet krah ish-deputetit Mark Frroku

1203
Sigal

Pasi lajmëroi se po divorcohet me babain e vajzës së saj, Aleksin, Rudina Dembacaj është përfolur për një lidhje të re dashurie me ish-deputetin Mark Frroku.

“Prive.al” tregoi se gjatë inagurimit të lokalit të saj, Rudina kishte falenderuar Frrokun para të gjithëve.

“Si fillim dua të falenderoj Markun që besoi tek unë”, ishin fjalët e moderatores, që sipas “Prive.al”, i drejtoheshin ish-deputetit Mark Frroku.

Lidhur me lajmet për romancën, Rudina reagoi duke qeshur:

“Qesh se më keni çmendur me këtë pyetje”,- tha ajo, pa mohuar apo konfirmuar lidhjen me Frrokun.

Mirëpo, “Panorama Plus” ka siguruar edhe një foto të çiftit.

Rudina dhe ish-deputeti shfaqen krah njëri-tjetrit, të ulur në restorantin e Rudinës në Tiranë, siç mund ta shihni në foto.

Megjithatë nuk ka ende asnjë reagim nga dyshja lidhur me lajmet e romancës së tyre të re.