Sigal

Këngëtarja Klea Huta dhe producenti Elgit Doda janë një prej çifteve më të dashur për publikun dhe ndër më të komentuarit në showbizin shqiptar. Gjithçka rreth tyre përbën interes dhe fansat presin me padurim ti shohin së bashku në publik apo të postojnë foto me njëri-tjetrin.

Së fundmi, Klea ka publikuar në Instastoryn e saj një foto të Elgitit, të cilën e shoqëron me disa fjalë të ëmbla.

Ata kishin shkuar në një restorant sushi për të darkuar dhe krahas fotos së Elgitit, këngëtarja ka shkruar:

“Takimi im i përhershëm”, duke treguar se është kokë e këmbë e dashuruar me të.

Image