Klea Huta tregon marrëdhënien e saj me vjerrën

1159
Sigal

Klea Huta dhe Elgit Doda prej dy vitesh e gjysmë janë bashkë, dhe vetëm para pak kohësh e bënë lidhjen e tyre publike. Ajo ka qenë e ftuara e radhës në emisionin e moderatores, Rudina Dembaçaj, ‘Mos i fol shoferit’, ku ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhënien e saj me prindërit e Elgitit.

Të gjithë bëhemi kuriozë kur vjen fjala tek marrëdhëniet familjare, sidomos ato vjehërr-nuse, dhe Klea nuk i ka shpëtuar kësaj pyetjeje. Megjithatë ajo ka treguar, se ruan marrëdhënie të mira me prindërit e Elgitit, dhe i konsideron shumë të afërt.

Moderatorja e ka pyetur Klean nëse nëna e Elgitit vjen shpesh në shtëpinë e tyre dhe nuk është nga ato vjehrrat që shikon punët e shtëpisë apo gatimet. Madje shpeshherë ajo sjell gatime nga shtëpia për ta.

“Asaj nuk i pëlqen t’i them vjehrra. Thotë nuk jemi vjehërr e nuse, jemi shoqe. E kam shumë të mirë. Zonja Tana është një zonjë e mrekullueshme. Jam me fat se lindi njeriun e jetës sime dhe jam shumë e bekuar sepse më këshillon, më tërheq vërejtje, të gjitha”,-ka rrëfyer Klea përsa i përket marrëdhënies së saj me nënën e Elgitit.