Klea Huta dhe Elgit Doda zbulojnë datën e dasmës dhe kur do të bëhen prindër

585
Sigal

Kohët e fundit është aluduar rreth një shtatzanie të mundshme, por çifti i ka mohuar këto thashetheme, duke shtuar se të bëhen prindër nuk është tek planet e tyre të afërta. Ata kanë shtuar se kur të vijë koha, ata dëshirojnë të jenë prindër të një vajze.

Por kur do të kemi dasëm nga çifti i preferuar i publikut?

“Ne qejf e kemi, por nuk kemi plane. As vitin tjetër nuk do të bëhet. Megjithatë, unë kam dëshirë që ne të martohemi ditën që jemi lidhur”, është shprehur Klea. Elgiti, siç thotë Klea, nuk e mban mend datën e lidhjes, por u zbulua se ajo është më 10 tetor. Pra, me shumë mundësi, dasma do të bëhet në këtë datë, por duhet të presim edhe ca kohë.