Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Instastory’ Klea zbulon se është nisur drejt Amerikës për të nisur xhirimet e programit në bashkëpunim me fotografin Artan Korenica.
Miqtë e ngushtë të saj thonë se Klea, ka shkuar në Amerikë edhe për një arsye mjaft të rëndësishme që ka lidhje me karrierën e saj muzikore.
Klea do të xhirojë edhe një klip të ri.
Kujtojmë se pak kohë më parë ajo ka publikuar këngën me titull “Bla, Bla’, e cila ishte vetëm fillimi i projekteve të saj muzikore.
Në Amerikë ajo është e shoqëruar edhe nga partneri i saj kantautori, Elgit Doda.