Klaudia me rrobabanjo ekspozon format seksi, ndjekësit kapin detajin e çuditshëm

159

Prej disa ditësh balerina me famë përtej kufijve shqiptar dhe ndër më të komentuarat në media, Klaudia Pepa ka nisur pushimet. Klaudia është duke shijuar pushimet në bregdetin italian aty ku jeton prej vitesh tashmë dhe ka postuar foto e video që si gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen e mijëra fansave.

Në fotot e fundit, Klaudia shfaqet në super formë me rroba banjo të bardha, kapele e çantë teksa pozon në rërë. Mirëpo fansat kanë vënë re diçka tjetër.

Syrit të fansave nuk i ka shpëtuar celulari i thyer që ndodhet në tavolinën ku është balerina dhe një komentuese i shkruan: “E paske bere telefonin cope e therrime moj vajze”.

Nuk kanë munguar as komplimentat e shumta për Klaudian e cila pak kohë më parë në një tjetër postim zbuloi se së shpejti do e shohim me një projekt të ri në Mediaset.